Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën në një aksident tragjik rrugor të ndodhur në ishullin e Kretës, në Greqi.
Ngjarja ndodhi në aksin Kissamos–Hania, pranë zonës së Kolimbarit. Sipas informacioneve paraprake, dy të rinjtë po udhëtonin me motoçikletë kur, për shkaqe që ende nuk janë sqaruar, humbën kontrollin e mjetit dhe u përplasën me barrierat anësore të rrugës.
Përplasja rezultoi fatale, duke u marrë jetën të dyve në vendngjarje.
Viktimat janë identifikuar si Edison Xhaka, 28 vjeç, nga Elbasani, i cili prej vitesh jetonte dhe punonte në Kissamos, si dhe Aleksandër Toçila, 34 vjeç, nga Gramshi, i cili gjithashtu jetonte dhe punonte në të njëjtën zonë.
Sipas të afërmve dhe bashkëqytetarëve, të dy ishin djem punëtorë dhe të respektuar, me plane dhe ëndrra për të ardhmen, të cilat u ndërprenë tragjikisht nga aksidenti.
Autoritetet greke po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.




