Një person është dëmtuar këtë të mërkurë në zonën e Orikumit, teksa dyshohet se po hidhej nga një shkëmb.

Pas dëmtimeve të marra, ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore.

Në spital kanë mbërritur edhe shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet se personi është dëmtuar gjatë hedhjes nga shkëmbi, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e rastit dhe përcaktimin e shkaqeve të ngjarjes.