anë zbardhur detaje nga negociatat e tensionuara që çuan në lirimin e 24-vjeçares Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për rreth katër orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi. 35-vjeçari, me të cilin e reja kishte pasur një lidhje për afro nëntë vite, pranoi ta linte të lirë vetëm pas negociatave të gjata të zhvilluara nga Shefi i Stacionit të Policisë Roskovec, Mariglen Korroveshaj. Pamjet tregojnë Korroveshajn duke komunikuar vazhdimisht me altoparlant me Buzin, i cili qëndronte i mbyllur në automjet së bashku me Rozalinda Plakën. Gjatë gjithë kohës, efektivi i policisë përpiqej ta qetësonte dhe ta bindte të mos i bënte asnjë dëm të resë. Në një moment të negociatave, Korroveshaj i drejtohet autorit me fjalët: Mariglen Korroveshaj: "Vajzës mos i bëj keq!" Ndërsa Buzi i përgjigjet: Refit Buzi: "Nuk e liroj, mos u afro." Pas disa minutash bisedime, shefi i policisë vijon përpjekjet për ta bindur të dorëzohej. Mariglen Korroveshaj: "Do ta zgjidhim gjithçka bashkë. Eja me mua." Në këtë moment, Buzi pranon të lirojë pengun dhe i thotë: Refit Buzi: "Eja merre vajzën këtu, po ta besoj ty." Korroveshaj i afrohet automjetit, merr në krahë Rozalinda Plakën dhe e largon disa metra nga vendi, duke e nxjerrë jashtë rrezikut. Më pas ai rikthehet sërish pranë 35-vjeçarit, në një përpjekje të fundit për ta bindur të dorëzohej. Mariglen Korroveshaj: "Gjërat do të rregullohen. Lëre armën dhe eja me mua." Por Buzi refuzon. Refit Buzi: "Largohu me vajzën, ik. Unë do të rri këtu! Mos u afro ose do të vras veten." Pas këmbënguljes së autorit, shefi i policisë u largua së bashku me Rozalinda Plakën, e cila u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike. Megjithëse negociatat vijuan edhe më tej, 35-vjeçari nuk pranoi të vetëdorëzohej. Rreth orës 16:35 të së premtes, ai i dha fund jetës me armën që mbante me vete, duke mbyllur në mënyrë tragjike një ngjarje që tronditi mbarë opinionin publik.
Eja merre vajzën, po ta besoj ty”, zbardhen negociatat mes Buzit dhe shefit të Policisë së Roskovecit
Eja merre vajzën, po ta besoj ty”, zbardhen negociatat mes Buzit dhe shefit të Policisë së Roskovecit
Vala

Publikuar në kategorinë 🦅 Shqipëria
Mund të të interesojnë gjithashtu

🦅 Shqipëria
9 vatra zjarri ende aktive në vend, mbi 450 forca dhe 5 mjete ajrore në operacion

🦅 Shqipëria
Sherri Bajri–Gjini–Zoto në burgun e Fierit, pezullohen 8 efektivë të sigurisë

🦅 Shqipëria
Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, Skënderbeu kujton Joan Zukon: Ish-portieri i Akademisë që mbeti tifoz i zjarrtë bardhekuq

🦅 Shqipëria
Punësim në shëndetësinë publike, hapen aplikimet për infermierë, mami, fizioterapistë dhe teknikë! Afati deri më 24 gusht
Reklamë
