Me brohoritjet e shqiptarëve në Jeddah të Arabisë Saudite nisi konferenca për shtyp para superduelit të boksit mes Kristjan Prengës dhe Anthony Joshua. Dy titanët e peshave të rënda përballen në Lindjen e Mesme të shtunën, teksa dueli i tyre është përzgjedhur eventi kryesor i mbrëmjes që do të transmetohet nga gjigandët e DAZN. Për britanikun ish-kampion të botës ky është një rikthim në ring pas shumë kohësh, teksa kaloi edhe peripecitë e një aksidenti. Në fundin e 2025 Joshua humbi 2 miqtë e tij, teksa udhëtonte në Nigeri me të njëjtën makinë me ta, ndërsa vetë ai pësoi lëndime të lehta. Kjo ngjarje e rëndë e ka motivuar të deklarojë se do rikthehet numër 1. Ndërkohë për 35-vjeçarin shqiptar kjo është ndeshja e jetës. Fitorja do t’i hapte rrugën Prengës drejt lavdisë botërore në boks, ndërsa siç deklaroi edhe menaxheri i tij është Joshua ai që ka për të humbur. Kristjan Prenga është cilësuar nga shumë analistë si shumë i dobët për potencialin e Joshuas. “Çdo boksier i ka dobësitë e tij dhe gabimet e tij në ring. Unë i kam parë të gjithë ndeshjet e tij sepse jam rritur me Anthony Joshua sepse është një ndër boksierët më të mëdhenj. Është legjendë, por megjithatë ia di dobësitë dhe do t’ia tregoj të shtunën,”-u shpreh boksieri shqiptar Kristjan Prenga. Vetë Joshua këmbëngul se nuk e ka nënvlerësuar Kristjan Prengën, i cili në karrierën e tij në boksin profesionist ka fituar 20 nga 21 ndeshje. “Është një boksier shumë i mirë, shumë i rrezikshëm dhe e bësoj këtë që them. E njoh, e kam studiuar dhe jam gati të përballem me të në ring. Kam luftuar në peshat e rëndë kundër më të mirëve, më të shpejtëve, më teknikëve dhe ndaj shumë kampionëve. Kështu që do ta shohim se çfarë do të ndodhë të shtunën,”-deklaroi Anthony Joshua. Joshua refuzoi t’i përgjigjej pyetjes për Tyson Fury-n, duelin e radhës që po e pret e gjithë bota e boksit, pasi sipas anglezit është mungesë respekti për Prengën. "Jo, jo dhe jo. Nuk do të flasim sot për Tyson Fury-n, por për këtë kundërshtar që kam përballë. Nuk mund të flas për të ardhmen sepse fillimisht më duhet të respektoj këtë skuadër që do përballem,”-u shpreh Joshua. Detaj interesant është se në fundin e konferencës, kur boksierët vihen ‘fytyrë më fytyrë’, Anthony e ftoi dhe bëri shqiponjën me duar sëbashku me Kristjan Prengën.
Prag dueli historik në boks, legjenda Joshua bën shqiponjën: S’e kam nënvlerësuar kurrë Kristjan Prengën
Prag dueli historik në boks, legjenda Joshua bën shqiponjën: S’e kam nënvlerësuar kurrë Kristjan Prengën
Vala

Publikuar në kategorinë Sport
Mund të të interesojnë gjithashtu

Sport
Partizani zyrtarizon Omar Pasagiç, mbrojtësi boshnjak firmos me të kuqtë

Sport
Teuta investon për titullin, zbulohen detajet e transferimit të Ilir Kuklecit

Sport
Lazio rikthen në radar Armando Brojën, sulmuesi shqiptar pranë kalimit në Serie A

Vlora
Bulevardi i Vlorës apo kantier? Rruli del shëtitje në mes të ditës dhe trafiku i bën duartrokitje
Reklamë
