Një sulm me dron ukrainas në rajonin e Tatarstanit, në Rusinë qendrore, ka shkaktuar të paktën 12 viktima dhe 39 të plagosur, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS.

Sulmi konsiderohet një nga goditjet më vdekjeprurëse të raportuara nga pala ruse në këtë zonë, larg vijës së drejtpërdrejtë të frontit.

Ndërkohë, edhe forcat ruse kanë vijuar sulmet ndaj territorit ukrainas. Në qytetin Sumy, pesë persona mbetën të plagosur dhe disa ndërtesa banimi u dëmtuan, sipas kreut të administratës ushtarake të qytetit, Serhiy Kryvosheyenko.

Pas më shumë se katër vitesh luftë, përpjekjet diplomatike për arritjen e një marrëveshjeje mbeten në ngërç, ndërsa sulmet me dronë dhe armë të tjera me rreze të gjatë po përdoren gjithnjë e më shpesh nga të dyja palët.

Goditjet larg vijës së frontit kanë shtuar shqetësimet për viktimat civile dhe për një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës.