Kryeministri Edi Rama ka thirrur këtë të enjte, në orën 17:00, një mbledhje të zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku, sipas burimeve mediatike, pritet të diskutohet edhe çështja e njohur si “Besa”.
Paralelisht, në media kanë qarkulluar raportime për ndryshime të mundshme në kabinetin qeveritar. Sipas Vox News, në mënyrë jozyrtare po përflitet se ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, mund të japë dorëheqjen dhe të zëvendësohet nga Romina Kuko.
Deri në këtë moment, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga Kryeministria apo institucionet përkatëse lidhur me këto raportime.
Mbetet të shihet nëse mbledhja e grupit parlamentar do të sjellë vendime konkrete për përbërjen e qeverisë apo sqarime mbi çështjet që pritet të diskutohen.





