Opinionisti Arjan Konomi ka reaguar me anë të një videoje, ku ka kritikuar mënyrën se si, sipas tij, po menaxhohet situata e parkimeve dhe vendosja e gjobave në një zonë turistike.

Sipas Konomit, ndërsa kryeministri Edi Rama shfaqet në aktivitete publike, Policia e Shtetit po gjobit qytetarët në zona ku, sipas tij, mungon sinjalistika e nevojshme rrugore.
Ai pretendon se automjetet e parkuara nuk pengojnë qarkullimin, ndërsa problematika reale, sipas tij, lidhet me drejtuesit e mjeteve që kalojnë semaforin me dritë të kuqe.
Konomi shprehet se kjo situatë po ndikon negativisht në turizëm, pasi vizitorët që frekuentojnë fshatin dhe monumentet historike largohen me një përshtypje të keqe, gjë që, sipas tij, mund të ndikojë edhe te turistët e ardhshëm.
Në reagimin e tij, ai kritikon edhe Bashkinë, duke e akuzuar për mungesë reagimi përballë situatës, ndërsa shton se gjobat po rëndojnë edhe mbi banorët vendas, të cilët, sipas tij, po e kanë gjithnjë e më të vështirë të mbajnë automjetet e tyre.
Këto janë pretendime të bëra nga Arjan Konomi në reagimin e tij me video. Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit apo autoritetet vendore lidhur me këto akuza.





