Interpol Tirana ka ekstraduar drejt Italisë 36-vjeçarin Juljan Kollçaku, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. Sipas Policisë së Shtetit, Gjykata e Firences i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi akuzohet për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”. Ekstradimi u krye nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar për kapjen dhe dorëzimin e personave të kërkuar. 36-vjeçari do të përballet me drejtësinë italiane për akuzat që rëndojnë ndaj tij.
36-vjeçari i kërkuar nga Italia për trafik droge, ekstradohet nga Interpol Tirana
36-vjeçari i kërkuar nga Italia për trafik droge, ekstradohet nga Interpol Tirana
Vala

Publikuar në kategorinë 🌍 Bota
Mund të të interesojnë gjithashtu

🌍 Bota
Nga kokaina te kontrabanda e karburantit, Prokuroria në Ekuador: Rrjet i lidhur me mafian shqiptare vodhi mijëra fuçi naftë

🌍 Bota
Përshkallëzohet lufta, sulm me dron në Tatarstan të Rusisë: 12 të vrarë dhe 39 të plagosur

🌍 Bota
Ceuta në alarm për një tjetër valë emigrantësh, mijëra të mitur dhe afrikanë subsaharianë vendosin Sánchez-in nën presion

🌍 Bota
Sulm me dron në një plazh të mbushur me pushues në Rusi, 7 viktima dhe 40 të plagosur
Reklamë