Një vatër zjarri është aktivizuar mëngjesin e kësaj të marte në zonën e Rribanit, në bashkinë e Mallakastrës, duke përfshirë një sipërfaqe pyjore.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre në zona të tjera.
Operacioni po zhvillohet me vështirësi për shkak të terrenit të thyer dhe mungesës së rrugëve të aksesit, çka e bën më të vështirë ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse.
Deri më tani nuk raportohet për rrezik ndaj banesave apo persona të lënduar, ndërsa autoritetet vijojnë përpjekjet për neutralizimin e vatrës së zjarrit.





