Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e motit të nxehtë edhe këtë të martë, me kushte atmosferike të qëndrueshme dhe temperatura që në disa qytete do të arrijnë deri në 39 gradë Celsius.
Sipas parashikimeve, moti do të jetë kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa gjatë orëve të mesditës priten vetëm vranësira të pakta kalimtare në zonat malore.
Temperaturat më të larta do të regjistrohen në Elbasan, Shkodër, Berat dhe Gjirokastër, ku termometri do të shënojë deri në 39°C. Në Tiranë, Fier dhe Lezhë, temperaturat maksimale do të arrijnë 38°C.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim, me shpejtësi mesatare deri në 7 m/s, ndërsa në det pritet valëzim i ulët, nga 1 deri në 2 ballë, duke krijuar kushte të favorshme për pushuesit.




