Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e sotme në një aks rrugor rural në fshatin Bilaj të Krujës.
Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur pas përplasjes së dy automjeteve, një Volkswagen, që drejtohej nga Viktor Doda, dhe një Benz, me drejtues Kristjan Laska.
Si pasojë e përplasjes, dyshohet se ka humbur jetën drejtuesi i Volkswagen-it, Viktor Doda, banues në fshatin Bilaj.
Nga hetimet paraprake të Policisë dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën lëvizte njëri prej automjeteve. Në vendngjarje kanë mbërritur grupet hetimore, të cilat po punojnë për të përcaktuar rrethanat e plota të aksidentit dhe përgjegjësitë e drejtuesve të mjeteve.




