Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të enjte në Himarë, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se i ka shpërthyer në dorë një lëndë plasëse artizanale, të cilën po e përdorte për peshkim.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në zonën e pasme të Porto Palermos, ku i moshuari kishte shkuar për të peshkuar.
Dyshohet se lënda plasëse ka shpërthyer para kohe në dorën e tij, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në trup dhe gjymtyrë.
65-vjeçari u transportua me urgjencë drejt spitalit, por nuk arriti t'u mbijetonte plagëve, duke ndërruar jetë gjatë rrugës.
Rrethanat e plota të ngjarjes pritet të zbardhen nga hetimet e autoriteteve, të cilat po punojnë për dokumentimin e plotë të rastit.





