Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në muajin shtator procesin gjyqësor ndaj të bashkëpandehurve të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.
Seanca e kësaj të hëne nuk u zhvillua, pasi munguan avokatët mbrojtës të të pandehurës Ema Çoku, çka bëri të pamundur vijimin e procesit.
Gjykata caktoi seancën e radhës për 14 shtator, kur pritet të dëgjohen konkluzionet përfundimtare të mbrojtjes për Ema Çokun, Fatime Kryemadhin dhe Pirro Xhixhon.
Procesi ndaj tre të pandehurve vijon në Gjykatën e Posaçme, ndërsa pas paraqitjes së konkluzioneve të mbrojtjes pritet që gjykimi të hyjë në fazën përfundimtare.





