Një incident u regjistrua këtë të hënë pranë Kuvendit të Shqipërisë, menjëherë pas deklaratës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi, lidhur me marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara për financimin e pajisjeve ushtarake.
Teksa largohej me automjetin e tij pranë zonës së xhamisë, një grup protestuesish iu afrua makinës dhe hodhi vezë në drejtim të saj.
Incidenti ndodhi në kohën kur jashtë Kuvendit vijonte protesta e thirrur nga opozita, ndërsa brenda godinës zhvillohej seanca plenare ku po diskutohej dhe votohej marrëveshja me SHBA.
Nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme të tjera, ndërsa forcat e sigurisë ndërhynë për të normalizuar situatën.





