Dikush që u zgjua një mëngjes dhe vendosi të rrethojë plazhin? Apo mos vallë është bërë me bekimin e ndonjë institucioni?

Pamjet e mbërritura në redaksi tregojnë një gardh metalik që bllokon një pjesë të vijës bregliqenore, duke ngritur pikëpyetje se si është lejuar një pengesë e tillë në një hapësirë që duhet t'u shërbejë të gjithëve.

Nëse gjithçka është në rregull, qytetarët meritojnë një sqarim. Nëse jo... ndoshta është koha që gardhi të bëjë gati valixhet.

P.S. Jemi në Pogradec, jo në një resort privat.