Shqipëria ka hyrë në një valë të re të të nxehtit, e cila pritet të zgjasë të paktën 10 ditë, me temperatura që do të arrijnë deri në 40 gradë Celsius.

Meteorologia Tanja Porja, në një lidhje për emisionin "Dita Jonë", tha se kjo e martë shënon ditën e parë të rritjes së ndjeshme të temperaturave në të gjithë vendin.

Sipas saj, krahasuar me një ditë më parë, temperaturat maksimale janë rritur me rreth 4 gradë, duke arritur në 38°C.

Porja sqaroi se gjatë ditës moti do të jetë kryesisht i kthjellët, ndërsa vranësira kalimtare priten vetëm në orët e pasdites, kryesisht në zonat veriore dhe lindore të vendit. Era do të fryjë nga veriperëndimi me intensitet mesatar.

Meteorologia paralajmëroi se ditët në vijim do të shoqërohen me një rritje të mëtejshme të temperaturave.

"Nga nesër dhe në vijim do të kemi vetëm rritje të vlerave termike. Shumë shpejt, gjatë kësaj mesjave, presim që temperaturat të arrijnë deri në 40 gradë Celsius", u shpreh ajo.

Sipas Parjas, gjatë gjithë kësaj periudhe mundësia për reshje do të jetë pothuajse zero, ndërsa moti i nxehtë pritet të dominojë në të gjithë territorin e Shqipërisë.