Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sërish në seancë plenare, ku në rendin e ditës është marrëveshja e huasë mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për financimin e projekteve në fushën e mbrojtjes.
Seanca ka nisur me diskutimet që po zhvillohen pa praninë e mediave, ndërsa procesi i votimit për marrëveshjen do të zhvillohet në mënyrë publike.
Ashtu siç kishte paralajmëruar më herët, Partia Demokratike dhe aleatët e saj nuk morën pjesë në punimet e Kuvendit, duke bojkotuar seancën.
Ndërkohë, në sallën e Kuvendit janë të pranishëm deputetët e partive të reja opozitare, të cilët po marrin pjesë në diskutimet për marrëveshjen.
Marrëveshja e huasë me SHBA synon financimin e projekteve në sektorin e mbrojtjes dhe pritet të hidhet për votim pas përfundimit të diskutimeve në seancë.





