Protesta në kryeqytet ka hyrë sot në ditën e saj të 59-të, ndërsa qytetarët vijojnë të kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre.
Ashtu si në ditët e mëparshme, protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin "Skënderbej", për të marshuar më pas drejt godinës së Kryeministrisë, ku po mbajnë fjalime dhe po shprehin qëndrimet e tyre.
Gjatë tubimit, një prej protestuesve, duke folur me megafon, deklaroi se lëvizja nuk do të ndalet dhe se pjesëmarrësit janë të vendosur të vazhdojnë rezistencën.
"Nëse kjo protestë do të vazhdojë, ato dyer universiteti nuk do të hapen në shtator. Nuk do të largohemi nga ky shesh. Do të largohemi vetëm të vdekur, por Rama dhe Berisha nuk do të mbahen mend për asgjë", u shpreh ai.
Protesta po zhvillohet nën masa të shtuara sigurie, ndërsa deri më tani nuk janë raportuar incidente.




