Një zjarr i dyshuar si i qëllimshëm ka përfshirë në orët e para të mëngjesit mjetet e punës të një kompanie private që ushtron aktivitet në fushën e guroreve në fshatin Shpërdhet, Mamurras.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00, ku flakët kanë shkrumbuar disa ekskavatorë dhe mjete të tjera të rënda pune, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Sipas të dhënave paraprake, kjo është hera e dytë që e njëjta kompani përballet me një incident të tillë, çka ka ngritur dyshime se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm.
Rasti është denoncuar pranë autoriteteve, ndërsa grupi hetimor ka nisur verifikimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me një rast të zjarrvënies së qëllimshme.





