Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në hyrjen jugore të qytetit të Lushnjes, ku një automjet tip "Benz" ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë të tensionit të mesëm.
Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, duke përfunduar fillimisht në kanalin anësor të rrugës dhe më pas duke goditur shtyllën elektrike.
Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë kryer veprimet procedurale dhe kanë disiplinuar qarkullimin në këtë segment të ngarkuar gjatë orëve të mëngjesit.
Nga verifikimet paraprake dyshohet se shpejtësia e lartë mund të ketë qenë shkaku i aksidentit, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes.





