Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori është regjistruar mbrëmjen e së hënës në aksin rrugor Lezhë–Milot.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, kur një automjet i drejtuar nga shtetasi me inicialet A. P., rreth 42 vjeç, ka përplasur këmbësorin G. T., rreth 50 vjeç.
Për shkak të plagëve të marra, 50-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, ku po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në këtë ngjarje tragjike.




