Sekretariati i Etikës vendosi këtë të martë për përjashtimin me 60 ditë të deputetit Agron Shehaj nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare, pas incidentit të ndodhur një ditë më parë në ambientet e Kuvendit.

Vendimi vjen pasi mazhoranca e akuzoi Shehajn se mori dokumentin që lidhet me marrëveshjen e huas prej 302 milionë dollarësh mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë mbledhjes, Sekretariati i Etikës shqyrtoi vetëm kërkesën për masën disiplinore ndaj deputetit, duke vendosur miratimin e përjashtimit për 60 ditë.

Ndërkohë, kërkesa e Partisë Socialiste për referimin e çështjes në SPAK nuk u shqyrtua, pasi një vendimmarrje e tillë nuk është në kompetencat e Sekretariatit të Etikës.

Referimin në Prokurorinë e Posaçme mund ta kryejë vetë Partia Socialiste, nëse vendos të ndjekë këtë rrugë procedurale.