Punonjës të administratës së Bashkisë Klos kanë dalë në protestë këtë të premte, duke kundërshtuar propozimin e mazhorancës për Reformën Administrativo-Territoriale, i cili parashikon shkrirjen e bashkisë.

Protestuesit shprehen kundër përfshirjes së Klosit në hartën e re territoriale dhe kërkojnë që bashkia të ruajë statusin aktual.

Administrata ka paralajmëruar se protesta nuk do të jetë e vetmja dhe se mobilizimi do të vazhdojë deri në rishikimin e vendimit për shkrirjen e bashkisë.

territorialen reforma klos bashkia

Klosi është një nga 15 bashkitë që, sipas projektligjit të propozuar nga mazhoranca, parashikohen të bashkohen me njësi të tjera vendore në kuadër të reformës së re administrativo-territoriale. Propozimi vijon të jetë objekt debatesh politike dhe reagimesh në disa prej bashkive të prekura.